Juventusi gati për të larguar lojtarin për një sulmues tjetër

Futboll

Juventusi gati për të larguar lojtarin për një sulmues tjetër

Më: 15 mars 2023 Në ora: 13:57
Pamje nga një. ndeshje

Në pritje për të mësuar të ardhmen e Dushan Vlahoviçit, që nuk po bind ende me “bardhezinjtë”, klubi italian po mendon për një zëvendësues.

Dhe me paratë që mund të vijnë nga shitja e sulmuesit serb, Juventusi po mendon të rikthejë në Itali një prej “fiksimeve” të saj të viteve të fundit, sulmuesin Xhianluka Skamaka.

Lajmin e konfirmon “Gazzetta Dello Sport”, që shton se sulmuesi 24-vjeçar, aktualisht në pronësi të West Ham, ka dëshirë të rikthehet në Serie A. Scamacca nuk gjeti atë hapësirë që shpresonte në Premier League, duke realizuar deri më tani 3 gola në 16 ndeshje në kampionat.

Ndërsa te Juventus mund të luajë më shumë, duke qenë se e njeh mirë kampionatin.

Skamaka ka një kontratë deri në vitin 2027 me Uest Ham, por për 30 milionë euro mund të largohet.

Për sulmuesin italian është interesuar edhe Interi, që mund të largojë Lukaku, andaj rikthimi i tij në Serie A duket i pashmangshëm.

Pra, Inter e Juve nuk do të përballen vetëm në kampionat këtë fundjavë, por edhe për të rikthyer në Itali një sulmues që e dëshirojnë shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat