Këto janë skuadrat që u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Futboll

Këto janë skuadrat që u kualifikuan në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Nga: K. G. Më: 15 mars 2023 Në ora: 16:07
Gjilani

Tri ndeshje përfunduan në kohën e rregullt, ndërsa tek njëra fituesi u përcaktua me penallti.

Prishtina doli më e mirë se Ballkani, duke e mposhtur me rezultat 2:0,  sfidë që u zhvillua në stadiumin “Sami Kelmendi” në Malishevë.

Vushtrria si vendas e mundi me 1:0 Beharin e Vitomiricës.

Gjilani në “Riza Lushta” të Mitrovicës, ka deklasuar me rezultat 5:1 Trepçën ’89. 
Albert Dabiqaj - shënues i pesëfishtë.

Llapi me Malishevën luajtën baras (2:2) në kohën e rregullt, edhe pas vazhdimeve nuk pat ndryshim rezultati dhe me penallti fitoi.

Në gjysmëfinale janë: Prishtina, Llapi, Gjilani dhe Vushtrria.

Rezultatet 

Prishtina - Ballkani 2:0
Trepça ’89 - Gjilani 1:5
Vushtrria - Behari 1:0
Llapi - Malisheva 2:2, me penallti 6:5

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat