Milan vendos për Leaon

Futboll

Milan vendos për Leaon

Më: 15 mars 2023 Në ora: 16:45
Leao

Pas kualifikimit në çerekfinalet e Champions League kundër Tottenham-it, Milan-i i Stefano Pioli-t ka regjistruar një tjetër rezultat zhgënjyes në kampionatin italian.

Barazimi në shtëpi kundër Salernitana-s komplikon edhe një herë garën për një vend në zonën Champions të Serisë A për kampionët në fuqi të Italisë dhe sërish Rafa Leao ishte ndër më të këqijtë në fushë, i cili duket se nuk mund të dalë nga momenti shumë negativ.

E ardhmja e lojtarit në Milano është gjithnjë e më e paqartë dhe Milan-i duket se tani po mendon për shitjen e tij. Ndër të tjera, për këtë është i bindur edhe ish-sulmuesi, tashmë komentator, Roberto Pruzzo, i cili në mikrofonat e Radio Radio ka përmendur një skenar që e shikon mjaft afër lamtumirën në fund të sezonit:

“Milani po mendon seriozisht për ta nxjerrë në merkato, kjo është përshtypja, – deklaroi ai. – Leao ka perspektiva të mëdha, por paraqitjet e tij nuk po bindin. Ndaj shitja bëhet një skenar konkret.

“Edhe duke përfunduar në stol, nuk është se ndryshon shumë, ai ka një qëndrim që të jep idenë sikur nuk i intereson shumë se çfarë ndodh. Nuk e di se sa situata e kontratës ndikon, por për momentin gjërat po shkojnë në këtë mënyrë”.

Për më tepër, situata e portugezit mbetet në një ekuilibër të paqëndrueshëm, me kontakte për rinovimin që nuk janë ndërprerë asnjëherë, por me një ekip të vështirë për t’u gjetur, siç është thënë vazhdimisht muajt e fundit.

Milan-i ishte optimist për arritjen e një marrëveshjeje për rinovim pas Kupës së Botës, në fund të kampionatit botëror situata nuk u zhbllokua. Pamja e përgjithshme ekonomike rëndo, me kërkesat shumë të larta të lojtarit dhe çështjen e zakonshme të gjobës që i duhet paguar Sporting-ut për parregullsitë në transferimin te Lille.

Por, paraqitjet për momentin duket se nuk justifikojnë një rrogë mbi 7 milionë euro dhe kjo është arsyeja pse lamtumira, një vit para skadimit të kontratës, mund të konkretizohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat