Xhaka dhe Shaqiri do të qëndrojnë dy ditë në Serbi! Ky është qyteti

Futboll

Xhaka dhe Shaqiri do të qëndrojnë dy ditë në Serbi! Ky është qyteti

Më: 15 mars 2023 Në ora: 19:54
Xhaka dhe Shaqiri

Dyshja shqiptare e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, në javën e ardhshme do të udhëtojnë drejt Serbisë për ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Evropian, të cilën do ta zhvillojnë kundër Bjellorusisë.

Për shkak të sanksioneve të UEFA-s, bjellorusët kanë zgjedhur që ndeshjet si vendas t’i zhvillojnë në Novi Sad, ku duhet të luajnë pa praninë e tifozëve.

Me vendimin e shtëpisë evropiane të futbollit, ndeshja është e mbyllur për gjithë publikun, ndërsa policia do të qëndrojë përreth stadiumit ‘Karagjorgje' për të penguar çfarëdo grumbullimi në afërsi të objektit.

Lojtarët e Zvicrës do të grumbullohen të hënën në qendrën stërvitore të klubit të Baselit.

Ndeshja kundër Bjellorusisë është në program më 25 mars, ndërsa arritja në Serbi është planifikuar një ose dy ditë më herët.

Për dallim nga Rusia, Bjellorusia mund t’i zhvillojë ndeshjet në turnetë e UEFA-s, por jashtë vendit dhe pa praninë e tifozëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat