Reali rrëzon Liverpoolin! Rrahmani me Napolin shkatërrojnë skuadrën gjermane

Futboll

Reali rrëzon Liverpoolin! Rrahmani me Napolin shkatërrojnë skuadrën gjermane

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 15 mars 2023 Në ora: 20:49 Përditësuar në ora: 23:05 më 15.03.2023
Goli i Benzemës

Dy shqiptarë në çerekfinale të Champions League

Bukuri e garës më prestigjioze të Champions League, pa dyshim janë edhe dy futbollistë shqiptarë, njëri nga Kosova dhe tjetri nga Shqipëria. 

Është reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, që me Napolin arritën një sukses të madh dhe Kristijan Asllani, reprezentues i Shqipërisë dhe pjesë e Interit. 

Rrahmani dhe Asllani, me ekipet e tyre synojnë finalen e madhe të garës me prestigjioze në Kontinentin e Vjetër. 

Skuadrat që u kualifikuan janë: Real Madrid, Bayerni Munihu, Milani, Interi, Chelsea, Napoli, Manchester City dhe Benfica.

Këto janë skuadrat që u kualifikuan në çerekfinale të Champions League

Me ndeshjen mes Realit dhe Liverpoolit dhe Napolit e Eintracht Frankfurt, sonte përmbyllen ndeshjet e të tetës së finales. 

Tri skuadra italiane, dy angleze, një nga Gjermania, një nga Portugalia dhe një nga Spanja, janë në çerekfinale të Champions League. 

Skuadrat që u kualifikuan janë: Real Madrid, Bayerni Munihu, Milani, Interi, Chelsea, Napoli, Manchester City dhe Benfica.

Në çerekfinale janë skuadrat më të mira, madje edhe shtatë herë kampioni i Evropës, Milani. Reali mban rekordin me 14 tituj deri me tash.

Napoli kualifikohet

Kompletohen çerekfinalistët e Champions League, këto janë: Real Madrid, Bayern Munihu, Milani, Interi, Chelsea, Napoli, Manchester City dhe Benfica.

Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj LIverpoolit, në takimin e kthimit që u zhvillua në “Santiago Bernabeu” në Madrid.

Ndeshja mes gjigantëve u përshkrua me raste shënimi qoftë të njërës palë dhe skuadrës tjetër.

Dorën në zemër, Reali ka treguar më shumë dhe me meritë e mposhti skuadrën angleze, po ashtu edhe në takimin e parë fituan në “Anfield” me 5:2 dhe me rezultat të përgjithshëm 6:2 avancojnë në çerekfinale.

Në minutën e 7-të, Nunez pati rast ideal por nuk mposhtet portieri i Realit.

Eduardo Camavinga (Real Madrid) i pafat në minutën e 20-të, goditja e tij nga rreth 20 metra ndalet në traversë.

Në minutën e 69-të, Karim Benzema ballë për ballë me portierin por gjuan mbi portë. 

Në minutën e 79-të, Vinicius Junior asistoi për bukuri dhe Benzema nga afërsia nuk fali, Reali për 1:0.

Napoli i pamëshirshëm edhe në takimin e kthimit, e mposhti me rezultat 3:0 Eintracht Frankfurtin.

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit titullar duke treguar lojë shumë të mirë.

Golat i realizuan: Osimhen (45+2' e 53') dhe Zielinski (64'-nga penalltia).

Napoli edhe sfidën e parë e ka fituar me 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 5:0 u kualifikuan më tej.

Real Madrid - Liverpool 1:0

Stadiumi "Santiago Bernabeu" në Madrid.
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania). 
Shënues: Benzema (79').

Real Madrid: Courtois, Carvajal (Lucas 86'), Eder Militao, Rüdiger, Nacho, Camavinga, Modriç (Ceballos 82'), Kroos (Tchouameni 84'), Fede Valverde, Benzema (Rodrygo 82'), Vinicius Junior (Asensio 84').
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, van Dijk, Robertson (Tsimikas 90+2'), Fabinho, Diogo Jota (Elliott 57'), Milner (Oxlade-Chamberlain 73'), Salah, Gakpo (Carvalho 90+3’, Nunez (Firmino 57').

Napoli -  Eintracht 3:0

Stadiumi "Diego Armando Maradona" në Napoli.
Shikues: 49.082.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).
Shënues: Osimhen (45+2' e 53'), Zielinski (64' - nga penalltia)..
Kartona të verdhë: Juan Jesus - Ndicka, Lenz, Götze..
Napoli: Meret, di Lorenzo, Rrahmani, M.-J. Kim (Juan Jesus 66'), Mario Rui, Zambo Anguissa, Lobotka, Zielinski (Ndombele 74'), Politano (Lozano  67'), Osimhen (Simeone 81'), Kvaratskhelia (Elmas 74').
Eintracht Frankfurt: Trapp, Buta, Tuta, Ndicka, C. Lenz (Max 67'), Sow, Rode, Knauff (Alidou 62'), Kamada, M. Götze, Borre. (Jakiç 74').

Reali dhe Napoli - në çerekfinale

(E plotësuar) - 90' Çdo gjë e qartë.

87' Ndeshjet drejt fundit.

82' Reali sigurt drejt çerekfinales.

79' Karim Benzema nga afërsia i vetmuar dhe nuk e fal skuadrën nga Anglia, 1:0. 

77' Ndeshjet po shkojnë drejt fundit.

72' Reali po dominon.

69' Karim Benzema ballë për ballë me portierin por gjuan mbi portë. 

Real Madrid - Liverpool 1:0

Stadiumi "Santiago Bernabeu" në Madrid.
Gjyqtar: F. Zwayer (Gjermania). 
Shënues: Benzema (79').

Real Madrid: Courtois, Carvajal (Lucas 86'), Eder Militao, Rüdiger, Nacho, Camavinga, Modriç (Ceballos 82'), Kroos (Tchouameni 84'), Fede Valverde, Benzema (Rodrygo 82'), Vinicius Junior (Asensio 84').
Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, van Dijk, Robertson (Tsimikas 90+2'), Fabinho, Diogo Jota (Elliott 57'), Milner (Oxlade-Chamberlain 73'), Salah, Gakpo (Carvalho 90+3'), Nunez (Firmino 57').

Napoli -  Eintracht 3:0

Stadiumi "Diego Armando Maradona" në Napoli.
Shikues: 49.082.
Gjyqtar: A. Taylor (Anglia).

Shënues: Osimhen (45+2' e 53'), Zielinski (64' - nga penalltia)..

Kartona të verdhë: Juan Jesus - Ndicka, Lenz, Götze..

Napoli: Meret, di Lorenzo, Rrahmani, M.-J. Kim (Juan Jesus 66'), Mario Rui, Zambo Anguissa, Lobotka, Zielinski (Ndombele 74'), Politano (Lozano  67'), Osimhen (Simeone 81'), Kvaratskhelia (Elmas 74').
Eintracht Frankfurt: Trapp, Buta, Tuta, Ndicka, C. Lenz (Max 67'), Sow, Rode, Knauff (Alidou 62'), Kamada, M. Götze, Borre. (Jakiç 74')

64' Napoli thellon epërsinë 3:0, Zielinski realizon nga penalltia.

60' Pak shpresa për Liverpoolin.

55' Raste po në Madrid por gola jo!

53' Victor Osimhen nuk ka të ndalur, realizon për 2:0 në favor të Napolit.50' Reali dhe Napoli pothuajse janë të kualifikuar.

47' Fillojnë pjesët e dyta.

45+2' Napoli në epërsi,  Victor Osimhen ka shënuar pas asistimit të Politanos.,40' Ndeshje e pëlqyeshme Real - Liverpool.

37' Reali dhe Liverpooli kërkojnë golin.

36' Cody Gakpo godet fortë por nuk befasohet Courtois.

33' Nuk ka gola në asnjë ndeshje.

28' Edhe në stadiumin "Diego Armando Maradona" nuk ka gola.

25' Lojë e hapur mes Realit dhe LIverpoolit.20' Eduardo Camavinga (Real Madrid) i pafat, goditja e tij nga rreth 20 metra ndalet në traversë.

14' Vinicius Junior (Real Madrid) godet bukur por Alisson është vigjilent dhe bën një pritje të mirë.

11' Kroos godet por nuk befasohet portieri i Liverpoolit.

10' Nuk ka gola.7' Nunez pati rast ideal por nuk mposhtet portieri i Realit.

4' Reali duket më i rrezikshëm.

2' Ndeshjet të mira.

1’ Fillojnë ndeshjet.

Real Madrid - Liverpool, publikohen formacionet zyrtare

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

Kjo ndeshje është e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

“Los Blancos” kanë komoditetin e tre golave nga ndeshja e parë në “Anfield.

Real Madridi triumfoi 5:2, ndërsa tani Liverpooli duhet të fitojë me katër gola diferencë sonte.

Napoli - Frankfurt, formacionet zyrtare!

Napoli - Frankfurt, formacionet zyrtare!

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Napolit dhe Frankfurtit.

Kjo ndeshje është e vlefshme për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Napoli ka epërsinë e ndeshjes së parë në Gjermani prej 2:0.

Sfidë e fortë Real - Liverpool! Amir Rrahmani titullar 

Real Madridi ka komoditetin nga ndeshja e parë, fitorja me rezultat 5:2 ndaj Liverpoolit në stadiumin “Anfield”.

Po ashtu edhe Napoli është më i  qetë pas fitores në Frankfurt, me 2:0 kundër Eintrachtit. 

Reprezentuesi i Kosovës, Amir Rrahmani, paraqitet nga minuta e parë për Napolin.

Real Madrid - Liverpool

Real Madrid: Courtois, Carvajal, Eder Militao, Rüdiger, Nacho, Camavinga, Modriç, Kroos, Fede Valverde, Benzema, Vinicius Junior.

Liverpool: Alisson, Alexander-Arnold, Konate, van Dijk, Robertson, Fabinho, Diogo Jota, Milner, Salah, Gakpo, Darwin.

Napoli -  Eintracht

Napoli: Meret, di Lorenzo, Rrahmani, M.-J. Kim, Mario Rui, Zambo Anguissa, Lobotka, Zielinski, Politano, Osimhen, Kvaratskhelia.
Eintracht Frankfurt: Trapp, Buta, Tuta, Ndicka, C. Lenz, Sow, Rode, Knauff, Kamada, M. Götze, Borre,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat