​Ja kur hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Futboll

​Ja kur hidhet shorti për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve

Më: 15 mars 2023 Në ora: 23:04
Shorti do të mbahet në selinë qendrore të UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Real Madridi dhe Napoli janë dy skuadra e fundit që e kanë kompeltuar tetëshen finale të Ligës së Kampionëve pasi mposhtën Liverpoolin, përkatësisht Eintracht Fankfurtin.

Shorti i Ligës së Kampionëve do të mbahet këtë të premte, më 17 mars, dhe do të fillojë nga ora 12:00.

Shorti do të mbahet në selinë qendrore të UEFA-s në Nyon të Zvicrës.

Shorti do të përmbajë tetë fituesit nga raundi i 16-të. Nuk do të ketë skuadra të renditura ose mbrojtje të shtetit të njëjtë, që do të thotë se dy ekipe nga i njëjti shtet mund të përballen mes vete.

Përveç çifteve të çerekfinales, në të njëjtën ditë do të mbahet shorti edhe për fazën e gjysmëfinales. Një short i tretë do të përcaktojë se kush do të jetë skuadra vendase në finale për arsye vetëm administrative.

Ndeshja e parë çerekfinale do të zhvillohet më 11/12 prill ndërsa ndeshja e kthimit një javë më vonë më 18/19 prill.

Ndeshja e parë gjysmëfinale do të luhet më 9/10 maj dhe ndeshja e dytë më 16/17 maj.

Finalja e Ligës së Kampionëve 2022/23 do të mbahet në stadiumin “Olimpik Ataturk” në Stamboll më 10 qershor 2023.

Këto janë të gjitha skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve:

Real Madrid:

Napoli:

Inter

Manchester City

Bayern Mynih

Milan

Benfika

Chelsea

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat