Nuk ndodhte prej 17 vitesh

Futboll

Nuk ndodhte prej 17 vitesh

Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:33
Pamje nga ndeshja Porto - Imter

Kishte shumë vite që tri skuadra italiane nuk kualifikoheshin në çerekfinalet e Champions League. Për herë të fundit ndodhi në vitin 2006 (Milan, Inter, Juventus).

Pas 17 vitesh, Milan, Inter dhe Napoli rikthehen protagonistë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Napoli ia doli për herë të parë të shkojë kaq larg në Champions dhe tifozët nuk po shohin vetëm ëndrra titulli.

Ndërkohë, tri skuadrat italiane kanë vendosur edhe një rekord unik në takimet e luajtura në duelet e raundit të 1/8-ve.

Asnjë gol i pësuar! Milani mbajti portën e paprekur në dy takimet ndaj Tottenhamit. E njëjta gjë për Interin përballë Portos.

Dy skuadra nga Milano siguruan kualifikime identike. Fitore 1-0 në “San Siro” dhe barazim i bardhë në transferta.

As Napoli nuk pësoi asnjë gol në dy sfidat ndaj Eintracht Frankfurt, rival të cilin e eliminoi lehtësisht me rezultatin 5-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat