Shtyhet derbin mes Voskës dhe Pelisterit

Futboll

Shtyhet derbin mes Voskës dhe Pelisterit

Më: 16 mars 2023 Në ora: 16:49
Pamje nga një ndeshje

Derbi i xhiros së 21-të në Ligën e Dytë të Futbollit të Maqedonisë ndërmjet Voska Sport dhe Pelisterit mori datë të re.

Ndeshja që ishte dashur të luhej të shtunën (19 mars) në stadiumin “Biljanini Izvori” është shtyrë dhe me kërkesë të MPB-së dhe SPB-së Ohër është shtyrë për datën 23 mars (e mërkurë) në ora 15:00.

Lajmin e ka konfirmuar Pelisteri nga Manastiri, i cili me gjasë edhe në këtë takim do të ketë përkrahje të madhe nga fansat e tij më besnikë “Çkembarite”.

“Ju informojmë se me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe SPB Ohër, komisioni i garave të FFM-së ka ndryshuar datën për ditën e mërkurë, 22 mars 2023”, thuhet në njoftimin e klubit manastiras.

Të dyja skuadrat e nisën mirë gjysmësezonin pranveror dhe mbetën në garë për t’u ngjitur në elitë.

Pas 20 xhirove të luajtura, Voska është në pozitën e dytë me 47 pikë, ndërsa Pelisteri në pozitën e katërt me katër pikë më pak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat