Formacionet zyrtare Real Betis - Manchester United

Futboll

Formacionet zyrtare Real Betis - Manchester United

Më: 16 mars 2023 Në ora: 18:41
Formacionet

Në më pak se 1 orë në arenën “Benito Villamarin”, vendasit e Real Betis do të presin “djajtë e kuq” të Manchester United, në aktin e dytë të fazës “play-off”, së 1/16-ve, të UEFA Europa Leauge.

Tekniku i spanjollëve, Manuel Pellegrini ka vendosur të përdorë rreshtimin 4-2-3-1, kundër rivalëve anglezë.

Në portë Silva e para tij në mbrojtje Sabaly, Pezzella, Gonzalez dhe Abner.

Më të tërhequr në mesfushë janë Rodriguez dhe William Carvalho, ndërsa më të avancuar janë Ruibal, Joaquin dhe Juanmi, të cilët do të mbështesin të vetëm në sulm, spanjollin Ayoze Perez.

Në krahun tjetër tekniku hollandez Erik ten Hag ka vendosur të përdorë të njëjtin rreshtim si kundërshtarët. Në portë David de Gea e para tij në mbrojtje Malacia, Lisandro Martinez, Harry Maguire dhe Wan-Bissaka.

Në mesfushë Fred, Casemiro, Rashford, Bruno Fernandes dhe Pellistri, ndërsa në majën e sulmit është vendosur “bomberi” hollandez Wout Weghorst.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat