Lineker tregon bastin e veçantë

Futboll

Lineker tregon bastin e veçantë

Më: 17 mars 2023 Në ora: 11:57
Lineker

Geri Lineker ka vendosur një “bast shumë të rrallë” për Napolin për të fituar titullin e parë të Ligës së Kampioneve në fillim të sezonit dhe tani gjigantët italianë janë në çerekfinalet e turneut.

Përveç kësaj, me vetëm një humbje (ndaj Liverpulit kur ishin të kualifikuar) përbëjnë një nga skuadrat më të rrezikshme në garë, pasi përveç dominimit në Serinë A, kanë treguar shumë forcë edhe në Europë.

Nëse nuk marrim për bazë Ligën e Europës, skuadra e Luciano Spaletit është skuadra më “pjellore” në Champions këtë sezon, pasi ka shënuar 25 gola në vetëm tetë ndeshje – tre më shumë se favoritët e Mançester Sitit.

Bastin e tij, Lineker zbuloi në mediat sociale duke faktuar mbështetjen e tij për skuadrën e Luçiano Spaletit dhe shanset e saj për të ngritur trofeun.

Gjithçka duke postuar edhe në profilin personal në “Twitter”, ku shkruante:

“Me të vërtetë kënaqem duke parë Napolin.

Ata luajnë futboll kaq emocionues. Kam vënë një bast shumë të rrallë për ta, për të fituar Champions League-n këtë sezon, disa muaj më parë”.

Napoli ishte i kuotuar me koeficient 66 në fillim të sezonit, por tani ka zbritur me 11, kur janë edhe dy ture për t’u luajtur deri në finalen e Stambollit më 10 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat