Derbi në Gjilan

Futboll

Derbi në Gjilan

Më: 17 mars 2023 Në ora: 17:30
Llapi

Në fundjavë do të zhvillohet java e 26-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Në kuadër të kësaj jave, të shtunën do të zhvillohen dy ndeshje, kurse tri të tjera të dielën.

Në Skenderaj do të përballen dy skuadra që nuk po kalojnë fare nëpër formë të mirë, Drenica dhe Prishtina.

Drita, si lidere, do të luajë gjithashtu të shtunën, në udhëtim kundër Malishevës.

Ndeshja më interesante pritet të jetë ajo mes Gjilanit dhe Llapit, që zhvillohet të dielën.

Kampioni në fuqi, Ballkani, i shkon skuadrës që po kalon formë fenomenale në stinorin pranveror, Ferizajt.

Sfida tjetër e së dielës është ajo mes Trepçës ’89 dhe Dukagjinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat