Partizani nuk ka më justifikime

Futboll

Partizani nuk ka më justifikime

Më: 17 mars 2023 Në ora: 18:43
Partizani

Nëse Kupa është quajtur gjithnjë si një mënyrë për të shpëtuar sezonin, Partizani e ka djegur këtë mundësi dhe shpëtimi i vetëm i sezonit të të kuqve është titulli kampion.

“Demat” në këtë edicion kanë treguar se janë mes pretendentëve kryesorë për titullin kampion dhe në kushtet kur kualifikimi në Europë nuk diskutohet, dështimi për të përfunduar të parët, do ta konsideronte këtë një sezon të djegur.

Nga ana tjetër, nëse Partizani “çau” gomën rezervë, që në këtë rast ishte Kupa, kjo i ka dhënë mundësinë të përqendrohet tërësisht në kampionat dhe të ketë më shumë kohë për të përgatitur ndeshjet, duke shmangur ngjeshjet e betejave për shkak se luhet në dy fronte.

Ky fakt përbën një avantazh më vete, pasi dy rivalët e tjerë, Tirana dhe Vllaznia, nuk e kanë këtë “luks”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat