Bylisi nesër luan ndaj Tiranës në Ballsh

Futboll

Bylisi nesër luan ndaj Tiranës në Ballsh

Më: 17 mars 2023 Në ora: 19:37
Skuadra e Bylisit

Bylisi nesër luan ndaj Tiranës në Ballsh, teksa skuadra mallakastriote do të kërkojë rikthimin te fitorja, edhe pse ka një nga përballjet e shtëpisë më delikate të sezonit.

Mallakastriotët do të jenë të plotë me përjashtim të Xhoele Maçollit, i pezulluar, ndërsa pjesa tjetër kanë punuar dhe janë mobilizuar maksimalisht nga ana e trajnerit Naxhi Shensoi.

Bylisi ka punuar shumë sidomos me aspektin ofensiv, ndërsa të gjithë presin shpërthimin e sulmuesve mallakastriotë për më tepër që reparti i avancuar do të jetë më i plotë me Kaçorrin apo dhe tashmë që një nga afrimet e merkatos se janarit.

Zho Santos, është ambientuar mjaft mirë me pjesën tjetër të skuadrës, ashtu sikurse ka kapur edhe formën optimale fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat