Milan - Napoli është një nga duelet më të zjarrta

Futboll

Milan - Napoli është një nga duelet më të zjarrta

Më: 18 mars 2023 Në ora: 11:28
Pamje nga një ndeshje

Milan - Napoli është një nga duelet më të zjarrta në çerekfinalet e Champions League. Skuadra e Luciano Spallettit ndodhet në formë të shkëlqyer.

Fitimi i titullit kampion është çështje kohe, ndërkohë që tifozët kanë nisur të shohin ëndrra edhe në lidhje me trofeun e Champions League.

Por në krahun tjetër është Milan, një skuadër që transformohet në mbrëmjet europiane. Kuqezinjtë janë të frikshëm edhe kur nuk janë formë.

Pikërisht kësaj i druhet më shumë trajneri Spalletti, i cili do të kishte preferuar një tjetër kundërshtar.

“Do të doja të mos përballeshim me një skuadër italiane.

Milani është një klub me përvojë të madhe dhe me një histori fituese. Vetëm ata që janë të paaftë e cilësojnë shortin të favorshëm.

Vetëm Reali i Madridit ka fituar më shumë Champions sesa Milani.

Drejtori i tyre i përgjithshëm, Paolo Maldini, ka fituar i vetëm 5 Champions. Historia e Milanit flet vetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat