Real Madrid futet në garë për Harry Kanen

Futboll

Real Madrid futet në garë për Harry Kanen

Më: 18 mars 2023 Në ora: 11:50
Harry Kane

Sipas “Daily Mail”, Real Madrid është bërë klubi i fundit që ka shprehur interesim për sulmuesin anglez të Tottenham, Harry Kane. Përpara merkatos së verës.

“Los Blancos” kanë diskutuar tashmë mundësinë e nënshkrimit të kapitenit të “Tre Luanëve” këtë vit dhe besojnë se Spurs do të preferonin ta shisnin atë te një klub jashtë Anglisë.

Nëse Kane nuk firmos kontratën e re në veri të Londrës, Madridi ka të ngjarë të përpiqet ta transferojë atë me një parakontratë në janar, me synimin që ai të arrijë në kryeqytetin spanjoll si agjent i lirë verën e ardshme.

Kontrata e bomberit anglez skadon në qershor të vitit 2024 me Tottneham.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat