Zbulohet arsyeja e vërtetë që çoi në shkarkimin e Vieiras

Futboll

Zbulohet arsyeja e vërtetë që çoi në shkarkimin e Vieiras

Më: 18 mars 2023 Në ora: 12:46
Patrick Vieira

Patrick Vieira u shkarkua dje në mëngjes nga pozita e trajnerit të ekipit të Premierligës, Crystal Palace.

Dhe, mediat angleze zbulojnë se arsyeja e vërtetë ishte se ai tregohej shumë i butë me lojtarët.

Pronarët dhe madje edhe lojtarët ishin të befasuar nga Vieira i cili nuk po zemërohej, teksa klubi po fundosej në fund të tabelës.

Francezi 46 vjeçar ka një filozofi menaxheriale më të qetë dhe preferon që me qetësi t’i inkurajojë futbollistët që të japin më të mirën nga vetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat