Inzaghi: Juve ekip i madh

Futboll

Inzaghi: Juve ekip i madh

Më: 18 mars 2023 Në ora: 14:22
Inzaghi

Interi është gati të përballet me Juventusin në derbin e Italisë.

Pas barazimit në Champions League ndaj Portos, rezultat që u dha atyre kalimin në çerekfinale, djemtë e Simone Inzaghit zhyten me përqendrimin maksimal në ndeshjen ndaj “Zonjës së Vjetër”.

“Përgatitja mendore do të jetë thelbësore, ne e dimë se cili ekip është Juve. Skrinar është jashtë, për Lukakun jam shumë i kënaqur.”

Çfarë ndeshje do të jetë Inter-Juventus?

“Ne e dimë se çfarë përfaqëson kjo ndeshje për klubin dhe për tifozët. Do të jetë një ndeshje mes dy skuadrave që po bëjnë mirë, që kanë arritur kualifikimin në Evropë.”

Për dënimin e Juventus?

“Ne e konsiderojmë Juventusin një ekip të madh, ata janë të kompletuar dhe të përbërë nga shumë lojtarë të fortë. Ne e respektojmë Juven, i kemi takuar në shumë finale dhe do t’i takojmë përsëri në kupë. Përgatitja mendore do të jetë shumë e rëndësishme.”

Për të dëmtuarit?

“Kemi pasur dy ditë e gjysmë, me të gjitha këto ndeshje do të jemi shumë të zënë.

Nuk do të kemi Skriniar, Gosens dhe Bastoni.”

Për Lukakun

“Lukaku po rrit kohën e lojës, ai ishte shumë i rëndësishëm për të arritur objektivin në Champions League.

Ai shënoi, luajti 90 minuta me Spezian dhe hyri në Portugali me shpirtin e duhur.

Si trajner, duhet të bëj zgjedhje, por unë jam i lumtur sepse po stërvitet mirë.”

Si të frenohet Di Maria

“Të gjithë e dimë llojin e lojtarit, ai është një kampion bote, një futbollist i madh.

Në çdo moment të lojës duhet të jemi të kujdesshëm dhe ai do të jetë një nga të vëzhguarit specialë.”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat