Allegri: Kundër Milanit për ta mbrojtur vendin e dytë

Futboll

Allegri: Kundër Milanit për ta mbrojtur vendin e dytë

Më: 18 mars 2023 Në ora: 15:30
Allegri

Ne shkojmë në "San Siro" për të mbrojtur vendin e dytë, ka thënë trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri.

Juventus aktualisht gjendet në pozitën e shtatë në tabelë me tridhjetë e tetë pikë, por sikur të mos ndodhte dënimi që iu hoqën pesëmbëdhjetë pikë, atëherë do të gjendej në pozitën e dytë me pesëdhjetë e tri pikë.

Dhe Allegri kur e përmend vendin e dytë e ka mendjen pikërisht  te pikët e hequra. 

“Do ta përsëris derisa të lodhem: jemi të dytët me tre pikë më shumë se Interi, pesë përpara Milanit, katër përpara Lazios dhe gjashtë përpara Romës", ka thënë ai.

Allegri ka folur për Milanin si kundërshtar. 

"Skuadra duhet të bëjë më mirë se pjesa e dytë e së enjtes mbrëma kundër Freiburgut.

Duhet të jemi të vetëdijshëm se do të luajmë kundër një ekipi që bën mirë në shtëpi", ka thënë Allegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat