Skuadra shqiptare fiton një pikë në Bjellopolje

Futboll

Skuadra shqiptare fiton një pikë në Bjellopolje

Nga: K. G. Më: 18 mars 2023 Në ora: 16:01
Pamje nga një ndeshje

Skuadra shqiptare, Deçiqi i Tuzit, nuk po i shkon ashtu si duhet në pjesën e dytë të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.

Deçiqi ka barazuar në udhëtim, me rezultat 0:0 me Jedinstvon e Bjellopoljes. 

Deçiqi renditet në vend të pestë me 34 pikë, ka katër më shumë se jedinstvo që gjendet në të shtatin.

Skuadra shqiptare synon një vend në garat evropiane dhe besojnë e shpresojnë se do të arrijnë këtë qëllim përkundër krizës së rezultateve që po kalojnë tash e disa javë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat