Salah po mendon të largohet nga Liverpooli

Futboll

Salah po mendon të largohet nga Liverpooli

Më: 18 mars 2023 Në ora: 17:57
Salah

Mohamed Salah duket se ka tendenca për t’u larguar nga Liverpool.

Disa muaj pas rinovimit të kontratës me “të kuqtë”, superylli egjiptian po mendon seriozisht të gjejë stacionin e radhës në karrierë, larg Anglisë.

Sipas “Foot Mercato”, mesfushori 30-vjeçar nuk është i kënaqur me atë që po ndodh në skuadrën e Liverpool.

Salah dëshiron të kalojë në Spanjë dhe të konkurrojë me fanellën e Barcelonës ose të Realit, ku të dyja skuadrat kanë shfaqur një interes të madh për blerjen e tij në të shkuaren.

Këtë sezon, anësori egjiptian ka bërë 39 paraqitje deri më tani, duke shënuar 22 gola dhe duke dhënë 11 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat