Lajm i keq për Francën, pritet të largohet nga skuadra ylli i Arsenalit

Futboll

Lajm i keq për Francën, pritet të largohet nga skuadra ylli i Arsenalit

Më: 18 mars 2023 Në ora: 19:39
Franca

Kombëtarja e Francës e ka marrë një lajm të keq para dy ndeshjeve të këtij muaji kundër Holandës dhe Irlandës, të vlefshme këto për ciklin kualifikues drejt Kampionatit Evropian Euro 2024.

Ylli i Arsenalit, William Saliba po vuan nga një lëndim në shpinë dhe pritet që të largohet nga skuadra e Francës gjatë orëve në vazhdim, raporton gazetari Chris Wheatley.

Saliba u grumbullua për ndeshjet e këtij muaji të kombëtares franceze.

Tani pritet të rikthehet në Londër që të vazhdojë trajtimin e tij të lëndimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat