Babai i Messit “shpërthen” në rrjetet sociale

Futboll

Babai i Messit “shpërthen” në rrjetet sociale

Më: 19 mars 2023 Në ora: 11:37
Jorge dhe Lionel Messi

Ka disa ditë që përflitet për transferimin e Lionel Messit në Arabinë Saudite në fundin e sezonit. “Pleshtin” e pret një kontratë faraonike nga Al Hilal, ndërkohë që në Arabi do rigjente përballë Cristiano Ronaldon.

Mundësi konkrete mbetet edhe rikthimi te Barcelona e tij e dashur, por nuk përjashtohet as transferimi në MLS tek Inter Miami.

Legjenda argjentinase ndodhet në vitin e fundit të kontratës me PSG-në.

Babai i tij, Jorge Messi, i cili është parë të takohet me një sheik në Arabinë Saudite, ka thyer heshtjen në rrjetet sociale duke reaguar shkurt rreth së ardhmes së Leos

“Deri kur do të vazhdoni me lajme të pavërteta?! Cilat janë provat tuaja?

Gjithçka që po flitet është false.

Ne nuk do të vazhdojmë të tolerojmë shpikje të tjera që bëhen për të fituar ndjekës”.

Messi realizoi në dhjetor ëndrrën e tij të madhe për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën. 35-vjeçari zhvilloi një Botëror fantastik dhe udhëhoqi kombëtaren albiceleste drejt triumfit në Katar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat