Dy mungesa për Kolelën

Futboll

Dy mungesa për Kolelën

Nga: Kemajl Goca Më: 19 mars 2023 Në ora: 14:04
Partizani

Partizani është gati për ndeshjen e sotme ndaj Kastriotit, shumë e rëndësishme për rrugëtimin drejt titullit kampion, pas barazimit 1-1 në Shkodër, që i humbi vendin e parë.

Gjatë kësaj jave vetëm dy lojtarë kanë pasur probleme fizike. Bëhet fjalë për kapitenin Alban Hoxha dhe mesfushorin Maget Gueje.

Senegalezi ka një problem muskulor dhe nuk e ka të mundur të jetë në dispozicion të trajnerit Kolela ndaj krutanëve. Ai është një lojtar, që pëlqehet nga tekniku italian, i cili e ka vendosur në disa pozita.

Nga ana tjetër, edhe Hoxha pritet të mos jetë i gatshëm, por kjo nuk ndikon direkt, pasi titullari në kampionat është Rexhepi. Sa për formacionin, Kolela pritet të luajë me katër mbrojtës.

Në mesfushë pritet të jetë mesfusha klasike, teksa Da Silva me shumë mundësi do të mbështesë dyshen Selmani-Mba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat