Shala shënon nga 20 metra, Shkëndija i afrohet kreut

Futboll

Shala shënon nga 20 metra, Shkëndija i afrohet kreut

Nga: K. G. Më: 19 mars 2023 Në ora: 16:56
Shkëndija e Tetovës

Shkëndija e Tetovës ka marrë tre pikë në Shkup, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Skopjen në takimin e javës së 24-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut. 

Ndeshja u luajt në stadiumin në Autokomandë, ndërsa tetovarët treguan lojë më të mirë. 

Futbollisti Adenis Shala është kthyer me gol, i cili në minutën e 22-të ka shënuar nga njëzet metra, ku i pafuqishëm ishte portieri vendas Efremov.

Në minutën 79-të, Eraldo Çinari i jep goditje përfundimtare vendasve dhe thellon fitoren e kuqezinjve, 0:2.

Struga Trim Lum kryeson me 46 pikë, pasojnë Shkupi 42, Shkëndija 41 dhe Skopje është në vend të dhjetë me 14 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat