Napoli i pandalshëm, vazhdon marshimin drejt titullit

Futboll

Napoli i pandalshëm, vazhdon marshimin drejt titullit

Më: 19 mars 2023 Në ora: 17:28
Napoli

Napoli vazhdon marshimin e pandalshëm drejt titullit kampion pasi sot ka mundur me rezultatin e thellë 4:0 Torinon në fushën e këtij të fundit.

Skuadra e Spaletit nuk ka mëshiruar në asnjë moment vendasit dhe ka treguar edhe një herë dominimin absolut në këtë edicion në Itali.

Napolitanët gjetën golin që në minutën e 9 kur Osimhen me kokë shënoi pas një goditje këndi. Torino u mundua të reagonte dhe provoi disa herë të gjente barazimin por Meret ishte i pakalueshëm.

Penalltia e Kvaratskhelia çoi në 2-0 shifrat para fundit të pjesës së parë.

Fillimi i pjesës së dytë pa përsëri Osimhen të tundte rrjetën, ndërsa më pas Ndombele vulosi shifrat 4-0 që nuk lanë vend për diskutime të mëtejshme në këtë sfidë që afron më shumë napolitanët me titullin i cili i mungon që nga viti 1990.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat