Buffon: Allegri është trajner i madh

Futboll

Buffon: Allegri është trajner i madh

Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:22
Buffon

Ish-portieri i Juventusit dhe kombëtares italiane, aktualisht numri një i portës së Parmës, ka qenë i ftuar në emisionin e drejtuar nga Kristian “Bobo” Vieri në “twiçh”-in e tij

Buffon ka folur për shumë tema, duke përmendur pa diskutim dhe aventurën e tij në Paris, duke e cilësuar atë si më të bukurën në karrierë. Bufon është ndalur edhe te trajneri i Juventusit, Masimiliano Allegri.

Ai ka dalë në mbrojtje atij, duke hedhur poshtë pretendimet se ai është një pasardhës së teorisë së katenaços në futbollin italian.

Nuk është aspak e vërtetë që Alegri është trajner ala-katenaço.

Përkundrazi, besoj se ai u jep liri veprimi lojtarëve. Ai u beson lojtarëve. Një trajner si ai do të kishte nevojë për një lojtar si Nejmari.

Pastaj duhet të flasim qartë dhe hapur: Alegri është një trajner që nuk di të ankohet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat