Conte të Milani?

Futboll

Conte të Milani?

Më: 22 mars 2023 Në ora: 15:22
Conte

Menaxheri i Tottenhamit, Antonio Conte duket së në fund të këtij sezoni, do të rikthehet në Itali.

Tekniku italian dhe ‘Spurs’, sipas medieve italiane, do të ndajnë rrugët në fund të këtij kampionati.

Conte është kandidat i mundshëm për të marrë ‘timonin’ e AC Milanit. Ish-trajneri i disa skuadrave të mëdha italiane, thuhet se do të jetë pasues i Stefano Piolit, ky i fundit me gjasë, në fund të këtij edicioni, do ta mbyll aventurën në ‘San Siro’.

Sipas ‘CalcioMercato’, nëse Conte do të marrë drejtimin e ‘Rossonerëve’, atëherë ai do të kërkojë transferimin e Marcelo Brozovic, i cili gjatë verës që po vjen pritet të largohet nga Interi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat