Rabiot: Juve mund ta fitojë Europa League-n dhe Kupën e Italisë

Futboll

Rabiot: Juve mund ta fitojë Europa League-n dhe Kupën e Italisë

Më: 22 mars 2023 Në ora: 16:45
Rabiot

Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot duke folur për mediet italiane, ka thënë se Trofeu i Europa League dhe Kupa e Italisë, janë trofetë që synon t’i rrëmbejë skuadra torineze këtë sezon të garave.

Reprezentuesi francez thotë se konkurrenca në këto dy fronte është e fortë, por Rabiot beson së skuadra e tij, ka kualitet të fitojë diçka të rëndësishme këtë sezon të garave.

“Ende ka shumë ekipe të forta, por ne duam të arrijmë diçka të rëndësishme këtë sezon të garave”, tha ai.

“Nëse i shikojmë javët e fundit në paraqitjet tona, jam i sigurt së fitojmë Europa League-n dhe Kupën e Italisë”, theksoi Rabiot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat