Sulmuesi gjerman pranë largimit nga Bayerni i Munihut

Futboll

Sulmuesi gjerman pranë largimit nga Bayerni i Munihut

Më: 22 mars 2023 Në ora: 17:19
Bayerni

Serzh Gnabri u vendos në qendër të stuhisë së kritikave në postimin e fotos nga Parisi, ku java e modës po buçiste në Europë.

Situata aspak e mire e Bajernit në atë periudhë bëri që Salihamixhiç ta “tepronte” ndaj gjermanit, aq sa t’i vendoste damkën “amator”.

Gjithsesi, gjithçka kaloi mes ujërash të trazuara.

Por ajo çka ende mbizotëronte në gjendjen e Gnabrit është forma e dobët. Goli ndaj PSG-së mund të cilësohet si i vetmi justifikim “serioz”, por a mjafton kaq për të bindur Nagelsmanit dhe bordin bavarez të besojnë ende te 27-vjeçari?!

Përgjigjet e Julianit jo vetëm në rastin e Serzhit kanë ardhur me lënien në stol të Kanselos apo Leroit. Në 5 takimet e fundit nën urdhrat e Nagelsmanit, Gnabri e ka nisur si titullar vetëm në 1 rast.

Statistika në fjalë bën të kuptosh se trajneri 35- vjeçar e shikon Serzhin si opsion dhe jo futbollist kryesor.

Vlera aktuale sipas “Transfermarkt” kap 65 milionë eurot. Real Madridi doli në skenë jo më parë se dy javë rreth interesimit për anësorin e djathtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat