Valon Berisha: Ndaj Izraelit ndeshje e vështirë, por kualifikimi është i mundur

Futboll

Valon Berisha: Ndaj Izraelit ndeshje e vështirë, por kualifikimi është i mundur

Më: 23 mars 2023 Në ora: 10:52
Valon Berisha

Kosova do të ndeshet me Izarelin më 25 mars, ndeshja e parë kualifikuese për Euro 2024. Në një konferencë për shtyp, ka folur Valon Berisha në prag të kësaj sfide.

Ekipi po punon mirë dhe sot kemi filluar ta përgatisim lojën tonë, të cilën do ta aplikojmë kundër Izraelit. Sigurisht se do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse ata luajnë para tifozëve të vet. Edhe koha mendoj se do të jetë më ndryshe se sa jemi mësuar ne, me temperaturat këtu dhe do të jetë një sfidë e vështirë”.

“Edhe ata duan të arrijnë në top dyshen e grupit dhe mendoj se jemi në të njëjtin nivel. Është një ndeshje shumë e rëndësishme, në të cilën duhet që së paku të marrim një pikë jashtë. Normal, fitorja është ajo që duam, por me rëndësi është të mos humbim”.

“Misioni i kualifikimit a është i mundur? Besoj që po. Ajo që është kryesore për ne është se shumë lojtarë kyçë në kombëtare janë duke luajtur rregullisht në ekipet e tyre dhe janë në formë të mirë. Ky ndoshta ka qenë edhe fakti që është kërkuar më së shumti te kombëtarja jonë, që me sjellë formën e tyre të mirë dhe të jenë të gatshëm për ta dhënë maksimumin për Kosovën”, tha lojtari i “Dardanëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat