48 orët e masës së ndalimit, Agim Ademi do t’i kalojë në spital

Futboll

48 orët e masës së ndalimit, Agim Ademi do t’i kalojë në spital

Më: 23 mars 2023 Në ora: 12:49
Agim Ademi

Agim Ademi do t’i kalojë në spital 48 orët e masës së ndalimit, e cila iu shqiptua dje me urdhër të Prokurorit të shtetit.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës po vazhdon të qëndrojë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku u shtrua pasditen e djeshme pasi nuk u ndie mirë në aspektin shëndetësor, pak orë pas intervistimit dhe pas dërgimit në mbajtje.

Kreu i FFK-së është shtruar në Klinikën Kirurgjike Torakale, ndërsa do të qëndrojë në spital deri nesër.

Ademi pritet të lirohet nesër nga spitali dhe pritet të dalë para gjykatës pasi do t’i përfundojnë 48 orët e ndalimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat