Verratti ëndërron ‘Championsin’

Futboll

Verratti ëndërron ‘Championsin’

Më: 23 mars 2023 Në ora: 13:31
Marco Verrati

Ndonëse PSG tashmë është eliminuar nga Liga e Kampionëve, megjithatë, Marco Verrati ëndërron që një ditë ta fitojë ‘Championsin’.

Mesfushori italian është i lidhur me rikthimin në vendlindje.

Ai nuk e përjashton mundësinë që të rikthehet në Serie A.

Verrati thotë së misioni i tij është Liga e Kampionëve.

“E ardhmja ime në Itali? Kush e di… por jam shumë i lumtur tek PSG, misioni dhe ëndrra ime është që ta fitoj Ligën e Kampionëve në Paris.

Do të vazhdoj të luftoj për këtë”, ka thënë Verratti për “Sky”.

30-vjeçari në vitin 2012 ishte transferuar në Paris nga Pescara, derisa ai me parisienët ka kontratë deri në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat