Një gol larg historisë

Futboll

Një gol larg historisë

Më: 23 mars 2023 Në ora: 13:38
Harry Kane

53 gola në 80 ndeshje me fanellën e Anglisë.

Sot kapiteni i “tre luanëve”, Harry Kane, do të kërkojë që të shkëputet më në fund nga hija e Uejn Runit dhe të bëhet golashënuesi më i mirë (i vetëm) i historisë së kombëtares angleze.

Gjithsesi, Runi i ka shënuar 53 golat me 40 ndeshje më shumë.

Ndërsa Xhimi Grivs, legjenda që ai la pas si golashënuesi më i mirë i historisë së Totenhemit, mund të ketë një mesatare më të mirë në raportin gola për ndeshje (44 në 57).

Por në futbollin e epokës moderne, Harry Kane është i pakrahasueshëm dhe janë shifra që kapiteni i kombëtares së Sauthgejtit i përplas me forcë përpara të gjithë skeptikëve, të cilët dikur e cilësonin si një lojtar që nuk mund të kishte vazhdimësi për më gjatë se një sezon.

Por për sa kohë nuk e ka fituar ende trofeun e parë në karrierën e tij e penalizon shumë dhe e ngarkon edhe psikologjikisht në një moment vendimtar për të ardhmen e karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat