KFOR-i italian i gatshëm për projekte të përbashkëta me FFK-në 

Futboll

KFOR-i italian i gatshëm për projekte të përbashkëta me FFK-në 

Më: 23 mars 2023 Në ora: 15:50
Pamje nga takimi

Sot për vizitë në FFK ka qenë një delegacion i trupave të KFOR-it italian, të cilët u pritën nga nënkryetarët Bakir Burri e Agim Dibrani dhe sekretari i përgjithshëm Taulant Hodaj.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë dhe format e bashkëpunimit.

Anëtarët e delegacionit të KFOR-it italian u shprehën të gatshëm për të përkrahur FFK-në në të gjitha segmentet në aspektin sportiv dhe në atë infrastrukturor dhe në realizimin e projekteve të përbashkëta në funksion të të rinjve të të gjitha etnive në vendin tonë.

Ata po ashtu uruan që Kombëtarja e Kosovës të ketë rrugëtim të suksesshëm në kualifikimet për Euro 2024 dhe realizim të objektivit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat