Lukaku nuk bind

Futboll

Lukaku nuk bind

Më: 23 mars 2023 Në ora: 16:03
Lukaku

E ardhme e pasigurt për Romelu Lukakun i cili sot e sheh të ardhmen më shumë në Londër se sa në Milano.

Me përjashtim të një përfundim sezoni jashtëzakonisht fantastik, sulmuesi belg nuk ka kënaqru deri më tani drejtuesit zikaltër dhe do të kthehet te Chelsea në fund të sezonit.

Në fakt, Interi nuk po mendon të shpenzojë më për Lukakun prandaj ata tashmë po kërkojnë një zëvendësues të mundshëm.

Retegui është një nga emrat e listës së Marotta-s të cilin do ta shohë sot të debutojë me fanellën e kombëtares së Italisë në mbrëmje ndaj Anglisë.

Për itali-argjentinasin për të cilin do të duhej një shumë rreth 20-25 milionë euro, nuk është vetëm Interi që ka vënë në qendër të vëmendjes. Gjithsesi, nuk duhet harruar as francezi Marcus Thuram, i cili nuk është më një emër i ri në listën e dëshirave të klubit zikaltër.

Sulmuesi 23-vjeçar i cili luan për Tigre në Argjentinë, është aktivizuar këtë sezon 9 herë deri më tani dhe ka shënuar 6 gola. Sezonin e kaluar ai ishte një makineri e vërtetë goli, ku në 42 ndeshje shënoi 23 gola dhe asistoi 3 herë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat