Italia mbrëmjen e sotme do të nis fushatën e kualifikueseve të Europianit, por pas 29 vitesh do të ketë një risi.
Asnjë lojtar i Juventusit nuk do të zbesh në fushë pas dëmtimit të Federico Chiesas, ndërkohë që Bonucci është i lënduar dhe me shumë mundësi do ta nisë nga stoli.
Hera e fundit pa lojtarët e Juventusit në ndeshjet zyrtare për Italinë daton në vitin 1994, kur të kaltrit fituan 2-0 në Estoni në një ndeshje të vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian.
Italia do të përballet në orën 20:45 përballë Anglisë në sfidën hapëse të kualifikueset për Euro 2024. Italia dhe Anglia bëjnë pjesë në grupin C së bashku me Ukrainën, Maqedoninë e Veriut dhe Maltën.