Musliu sonte do ta veshë fanellën e Maqedonisë për të 50-në herë!

Futboll

Musliu sonte do ta veshë fanellën e Maqedonisë për të 50-në herë!

Më: 23 mars 2023 Në ora: 18:40
Visar Musliu

Ndeshja e sotme me Maltën do të jetë e një rëndësie të veçantë për Visar Musliun, mbrojtësi që konsiderohet si një nga futbollistët kyç në reprezentacionin e Maqedonisë së Veriut, pa të cilin trajneri Bllagoja Milevski thjesht nuk mund ta imagjinojë për një kohë të gjatë formacionin titullar.

Përkatësisht Musliu, sonte në duelin me Maltën do të festojë jubileun, për të 50-tën herë do ta veshë fanellën e Përfaqësimit A të Maqedonisë, fanellën e vendit të tij.

Mbrojtësi 28-vjeçar ka luajtur 49 herë për kombëtaren A dhe ka shënuar një gol, me Lihtenshtajnin në Strumicë.

Pak mund të mburren se kanë luajtur 50 herë për kombëtaren e tyre.

E urojmë luftëtarin e madh për përvjetorin, i urojmë paraqitje të mbarë dhe fitore.

Ndryshe, Musliu deri më tani ka performuar në Kampionatin Evropian të të rinjve në 2017 në Poloni dhe në EURO 2020 me përfaqësuesen A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat