Vëmendja te sfida Francë - Holandë

Futboll

Vëmendja te sfida Francë - Holandë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 11:17
Logo e Euro 2024

Sot do të luhen sfidat e radhës të grupeve për eliminatoret “Euro 2024”.

Të parët që zbresin në fushë sot janë Bullgaria hde Mali i zi, të cilët do të luajnë në orën 18:00.

Shtatë ndeshjet e tjera do të luhen të githa në orën 20:45, ku spikat supersfida Francë-Holandë.

“Gjelat” shihen si favorit kryesorë në këtë përballje, duke marrë parasysh edhe mungesat e “tulipanëve”. Franca ka një performancë fantastike ndaj Holandës, ku në 5 përballjet e tyre direkte, ata kanë fituar 4 dhe kanë humbur 1.

Edhe sot, pritet që ekipi i Deshamps me Mbape si kapiten, të marrin një fitore në këtë ndeshje të parë të tyre.

Një sfidë tjetër interesante do të jetë dhe ajo mes Republikës Çeke dhe Polonisë, dy ekipet të cilat janë në të njëjtin grup me kombëtaren e Shqipërisë.

Gjithashtu edhe Belgjika zbret sot në fushë, të cilët do të përballen ndaj Suedisë së Zlatan Ibrahimoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat