Mancini: Luajtëm mirë në pjesën e dytë

Futboll

Mancini: Luajtëm mirë në pjesën e dytë

Më: 24 mars 2023 Në ora: 11:23
Roberto Mancini

Roberto Mancini, trajneri i Italisë, komentoi humbjen 2-1 në shtëpi ndaj Anglisë, e cila inauguroi grupin kualifikues drejt Euro 2024.

“E dinim se ishte një ndeshje e vështirë, pranuam dy gola  në pjesën e parë, më pas dominuam në pjesën e dytë dhe mendoj se meritonim barazimin.

Na vjen keq që nisim kështu, por rruga është e gjatë”.

“Në pjesën e dytë shtymë më mirë, ishim më të gjatë dhe duhet të them që pashë sërish një Itali të madhe”, shton trajneri.

"Ata ishin gjithmonë të rrezikshëm me goditjet standarte, ne pranuam gola të shmangshëm: goli i parë ishte një pavëmendje, i dyti erdhi nga një penallti.

Tani të përveshim mëngët. Zakonisht grupet i fillojmë përpjetë, ndoshta këtë herë do të përfundojmë si duhet”, vijon Mancini.

Në debutimin e Reteguit, trajneri tha: "Ai kaloi tri ditë me ne, duhet të njohë shokët e tij dhe futbollin italian. Duhet kohë.

pati vështirësi në pjesën e parë, mbrojtësit anglezë e kufizuan. Në pjesën e dytë , ai lëvizi më mirë, por duke qenë kaq i ri i duhet vetëm kohë”.

Tani vëmendja menjëherë te Malta, e cila humbi me Maqedoninë e Veriut. “Shpresa jonë është që të kualifikohemi pak më herët dhe më pas të lëmë disa lojtarë të rinj të luajnë në fund të kualifikueseve, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen kundër Maltës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat