Izraelitët me telashe! Mediumi nga Izraeli befason për Kosovën 

Futboll

Izraelitët me telashe! Mediumi nga Izraeli befason për Kosovën 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 24 mars 2023 Në ora: 21:44
Pamje nga stërvitja e Izraelit

Para sfidës së nesërme (18.00) Izrael - Kosovë, izraelitët po përballen me telashe. 

“Ai që nuk do të përfshihet në skuadrën e Alon Hazan për dy ndeshjet është Liel Abda, i cili nuk ka mundur ta kalojë dëmtimin që ka pësuar në stërvitjen e së hënës. 

Anësori i Celtic-ut do të mungojë si nesër kundër Kosovës po ashtu edhe ndaj Zvicrës të martën, ndërsa dje kombëtarja njoftoi tashmë thirrjen në skuadër të një tjetër lojtari sulmues në vend të tij, Liran Rothman nga Maccabi Netanya

Skuadra vazhdon të studiojë ekipin e Kosovës, ndërsa në Izrael e dinë se do të takohen me një kundërshtar shumë afër nivelit.

Kampi izraelit beson se do të fillojnë kampionatin me këmbë të mbarë dhe të fitojnë ndeshjen”, shkruan mediumi izraelit “sport1.maariv”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat