Muçi gol në fitoren e thellë të Legias

Futboll

Muçi gol në fitoren e thellë të Legias

Më: 24 mars 2023 Në ora: 22:57
Ernest Muçi

Muçi gol në fitoren e thellë të Legias!

Legia e Varshavës, pjesë e së cilës janë edhe dy futbollistë shqiptarë, Jurgen Celhaka dhe Ernest Muçi, e ka shfrytëzuar pauzën e kampionatin për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për të zhvilluar një test miqësore me GKS Karovice në qendrën e saj stërvitore.

Skuadra nga kryeqyteti i Polonisë ka triumfuar 3-0 dhe golin që zhbllokoi takimin e realizoi pikërisht sulmuesi shqiptar (ish-i i Tiranës) me një goditje të “thatë” nga jashtë zonës, e pakapshme për portierin kundërshtar.

Më pas, Patryk Sokołowski realizoi dygolësh gjatë pjesës së dytë për rezultatin përfundimtar 3-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat