Telashe për Xavin

Futboll

Telashe për Xavin

Më: 25 mars 2023 Në ora: 13:27
Barcelona

Lajme jo të mira për Barcelonën, që sot ka mësuar se Frenkie De Jong do të qëndrojë të paktën 2 javë pushim, për shkak të një problemi në kofshën e djathtë.

Mesfushori holandez do të humbasë dy ndeshje të rëndësishme, ndaj Elche në kampionat dhe ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e kthimit në Kupën e Mbretit.

Lajmin e konfirmoi klubi katalanas përmes një mesazhi në rrjetet sociale: Nga testet e kryera sot, doli që Frenkie de Jong ka pësuar një dëmtim në bicepsin femoral të kofshës së djathtë.

Lojtari do të jetë nën monitorim të vazhdueshëm dhe pas disa ditësh do të kryejmë kontrollin tjetër”.“

Mungesa e mesfushorit 25-vjeçar është e rëndësishme për skuadrën e trajnerit Xavi, që humbet një nga lojtarët kryesorë. Sidomos mungesa e tij do të ndihet në “El Clasico”, në ndeshjen e madhe të 5 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat