De Laurentis thumbon trajnerin e Juves

Futboll

De Laurentis thumbon trajnerin e Juves

Më: 26 mars 2023 Në ora: 12:28
De Laurentis

Luçiano Spaleti po bën sezonin e jetës te Napoli, me klubin e kaltër që ka vënë një dorë te titulli kampion në Itali dhe që po garon fuqishëm edhe në Ligën e Kampioneve ku ka mbërritur në çerekfinale.

Ndaj kanë nisur dhe ngacmimet e para në adresë të trajnerit të Napolit.

Por ka qenë presidenti Aurelio de Laurentis, i cili ka qenë i prerë në qëndrimin e tij në lidhje me të ardhmen e Spaletit.

“Ai do të qëndrojë te Napoli, nuk ka dyshim”, ka thënë ai gjatë ceremonisë së dhënies së çmimit “Enco Berxot”, çmim të cilin e fitoi pikërisht trajneri i Napolit.

Këto fjalë të dala nga goja e presidentit, sigurisht që e bëjnë të ndihet mirë trajnerin Spaleti, i cili mund të vijojë i qetë rrugëtimin triumfues drejt titullit në Serinë A dhe në ndjekje të ëndrrës në sirtar, Liga e Kampioneve.

“Dua të përgëzoj Spaletin për punën që ka bërë dhe po bën me Napolin. Po rezulton se kam bërë zgjedhjen e duhur me të. E kisha takuar mëparë dhe më tha se në ato momente nuk mund të merrtedrejtimin e Napolit. Më pas i kërkova nëse mund të kishim një bashkëpunim në të ardhmen dhe mëshprehu gatishmërinë e tij. Pastaj ishte Alegri, i cili m’u ofrua 4 herë. U fol edhe për Konseisaon e Spaletin dhe unë zgjodha këtë tëfundit, duke parë se u treguamë i gatshëm.

Ndoshta mund tëkishin shkuar jo si duhet punëtdhe asokohe, por për fat gjithçka shkoi mirë dhe ja ku jemi nëkëtë situatë, të gjithë të lumtur e të kënaqur”, tha De Laurentis.

Presidenti i Napolit u është përgjigjur dhe pyetjeve në lidhje me të ardhmen elojtarëve të tjerë kyç të Napolit,mbi të gjitha për Osimhen dheKvaratskelian, për të cilët kashfaqur interes gjysma e Europës.

Por edhe në këtë rast, De Laurentis ka qenë i qartë.

“Nuk dua të flas për numra e shifra, sepse ato dalin nga ata që u intereson. Unë di të them se në klub kemi një marrëveshje, askush nuk mund të largohet nëse nuk vendosim ne që t’i shesim.

Ndaj të gjithë tifozët tanë të qëndrojnë qetë, sepse të gjithë që janë pjesë e Napolit do të vazhdojnë të jenë të tillë edhe në të ardhmen”, nënvizoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat