De Ketelaere: Viti i parë në Milano? Zhgënjyes

Futboll

De Ketelaere: Viti i parë në Milano? Zhgënjyes

Më: 26 mars 2023 Në ora: 13:54
Charles De Ketelaere

Mesfushori i Milan, Charles De Ketelaere ka folur së fundmi për sezonin që po kalon me “Djallin”, ndërsa ndodhet në vitin e tij të parë në Itali.

Belgu theksoi, në një intervistë të dhënë për mediet belge,se pse ky vit ishte zhgënjyes dhe shumë larg pritshmërive të tij, por më tej shton se përtej të gjithë anëve negative, nuk është penduar për transferimin te Milan.

“Viti i parë në Milano? Zhgënjyes, në të vërtetë negativ. Ishte larg pritshmërive të mia.

Pas një sezoni të shkëlqyer me Bruges dhe pas transferimit në Milano, diçka për të cilën nuk jam penduar, do të kisha shpresuar të isha më i rëndësishëm se sa kam qenë deri tani. Ka shumë arsye pse ndjehem kështu.

Njëra është mjedisi, një nivel më i lartë futbolli, përshtatja me shumë gjëra, jeta jashtë fushës”, -deklaroi De Ketelaere.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat