Milan piketon dy emra të mëdhenj

Futboll

Milan piketon dy emra të mëdhenj

Më: 28 mars 2023 Në ora: 14:36
Leao

Çështja e rinovimit të kontratës së Leaos është ende në pikëpyetje dhe Milan i trembet një largimi të mundshëm.

Sulmuesi i talentuar portugez ka kërkesa të lartë në lidhje me pagën dhe bonuset, dhe Milan po mundohet të gjejë një gjuhë të përbashkët ku të dyja palët të jenë të kënaqura, por duket se mbizotëron vështirësia.

Gjitsesi, sipas “Tuttosport”, Milan ka nisur të vlerësojë alternativat e mundshme në rast të mosrinovimit të Leaos.

Emri i parë në listë është Zaniolo, sulmuesi italian i cili u largua këtë merkato dimri nga Romë në drejtim të Galatasaray në Turqi. Ndërsa emri i dytë, është ai i yllit kanadez të Lille, Jonathan David.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat