Arsenali e ka përgatitur një rroge për ta “blinduar” Sakan

Futboll

Arsenali e ka përgatitur një rroge për ta “blinduar” Sakan

Më: 28 mars 2023 Në ora: 17:07
Saka

Arsenali nuk e ka ndërmend assesi të heq dorë nga Bukayo Saka.

Ylli i ri anglez po e kalon një sezon të jashtëzakonshëm, të cilin e konfirmoi edhe me paraqitjet e tij me Kombëtaren e Anglisë së fundmi.

Sipas mediumit britanik “The Mirror”, “Gunners” në orët në vazhdim do t’ia ofrojnë 21 vjeçarit një ofertë me një rrogë stratosferike.

Më saktësisht, “Topçinjtë” po planifikojnë t’ia ofrojnë futbollistit ofanziv një rrogë prej 18 milionë eurosh të pastra në vit, vetëm për ta “blinduar” atë në Londër.

Saka ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2024, por në një të ardhme të afërt mund ta vazhdojë atë edhe për disa vite të tjera.

Ai ka merita të mëdha në ecurinë e këtij sezoni të “Gunners”, të cilët po shkojnë me hapa të sigurt drejt titullit të kampionit në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat