Norvegjia mbetet pa fitore në Grupin A

Futboll

Norvegjia mbetet pa fitore në Grupin A

Nga: K.G. Më: 28 mars 2023 Në ora: 19:55
Sorloth

Kombëtarja e Norvegjisë mbetet pa fitore në Grupin A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Norvegjezët barazuan me rezultat 1:1 me Gjeorgjinë, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Adjarabet Arena” në Batumi.

Sorloth nga 16-17 metra ka realizuar gol të bukur në këndin e poshtëm, ku portieri gjeorgjian vetëm me shikim e përcolli topin si futej në rrjetë.

Futbollisti Mikautadze në minutën e 61-të e ka barazuar rezultatin 1:1.

Norvegjia është në vend të katërt me 1 pikë sa ka edhe Gjeorgjia në të tretin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat