Rodri i ashpër me Skocinë: Mendjen te provokimet

Futboll

Rodri i ashpër me Skocinë: Mendjen te provokimet

Më: 29 mars 2023 Në ora: 11:58
Rodri në përballje me Skocinë

Spanja pësoi një disfatë 2-0 në transfertë ndaj Skocisë në ndeshjen e Grupit A të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Iberikasit nuk ia dolën të konkretizonin mundësitë ndërsa pas sfidës u shfaqën të irrituar nga loja e kundërshtarëve.

Mesfushori Rodri ishte një nga protagonistët që foli më ashpër për teknikën e ndjekur nga Skocia në fushën e lojës teksa lojtari i Manchester City u shpreh se futbolli i tyre ishte i shpifur.

Rodri theksoi se kundërshtarët e kishin mendjen te provokimet ndërsa nuk la pa përgjegjësi edhe arbitrin që e lejoi një lojë të tillë.

“Skocia ndoqi një taktikë dhe unë e respektoj këtë, por në mendimin tim është një futboll i shpifur.

E kishin mendjen të vonin lojën, të provokonin. Binin në tokë në kontaktin më të lehtë. Për mua ky nuk quhet futboll.

Loja ka nevojë për ritëm, kështu është ndërtuar ky sport. Nuk mund të lë pa përmendur edhe arbitrin që duhej të bënte diçka dhe jo të qëndronte pa marrë asnjë vendim.

Ishte pak frustruese për ne sepse donim të fitonim me patjetër, por bëhet e vështirë nëse kundërshtari nis dhe harxhon minutat. Këto ishin “armët” e tyre, tashmë duhet të nxjerrim mësime dhe të përmirësohemi për ndeshjen e radhës”, u shpreh Rodri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat