Luis Figo zgjedh favoritët

Futboll

Luis Figo zgjedh favoritët

Më: 29 mars 2023 Në ora: 16:20
Luis Figo

Luis Figo, nuk beson se Real Madrid do të ruajë titullin e Ligës së Kampionëve që fituan sezonin e kaluar.

“Ekipet e mia të preferuara për të fituar Champions League këtë sezon janë Manchester City dhe Bayern Munich”, tha Figo.

Sezonin e kaluar Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve duke eliminuar ekipe të mëdha si PSG, Chelsea dhe Manchester City, ndërsa në finale mposhti Liverpool.

Skenari duket i ngjashëm edhe një herë. Real Madrid përballet me Chelsea në çerekfinale dhe mund të luftojë me Manchester City ose Bayern Munich në gjysmëfinale nëse mposhtin Blutë e Londrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat