Modestia e francezit i lë të gjithë pa fjalë!

Futboll

Modestia e francezit i lë të gjithë pa fjalë!

Më: 29 mars 2023 Në ora: 19:22
Havertz

Modestia e francezit i lë të gjithë pa fjalë!

E zbulon Havertz, fiton 300.000 euro në javë, por N’Golo Kante ka 10 vite me të njëjtin telefon

Lojtarët rrallë zgjedhin të flasin për detajet e jetës së shokëve të skuadrës dhe sulmuesi i Chelseat, Kai Havertz, vendosi të zbulojë një lajm që tingëllon i pabesueshëm.

Në një intervistë për mediat britanike, Havertz ka thënë se shokët e skuadrës e quajnë “Go*ari” sepse e do shumë atë lloj kafshe.

Megjithatë, pseudonimi i pazakontë nga dhoma e zhveshjes së Chelsea-it që mbante gjermani nuk tërhoqi aq vëmendjen sa një lajm tjetër. Ai ka treguar për modestinë e paparë që ka N’Golo Kante.

Francezi fiton rreth 300.000 euro në javë në Stamford Bridge, por mbetet ende një njeri i thjeshtë.

“Kam takuar personazhe të ndryshëm.

Toni Kroos është një prej tyre: i qetë, me këmbë në tokë, nuk i interesojnë gjërat bien në sy. Ai e di që jeta nuk është vetëm futboll.

N’Golo Kante është i dyti. Ai ka të njëjtin telefon për 10 vjet, nuk i intereson makinat, nuk i intereson rrobat”, tha Havertz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat